Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Gjermania drejt ndalimit të celularëve në shkolla, kancelari Merz mbështet nismën
Bota E Hënë, 6 Tetor 2025 14:01 Kancelari gjerman Friedrich Merz shprehu dje në mbrëmje mbështetje për ndalimin e telefonave celularë në shkollat fillore. Në një intervistë për transmetuesin publik ARD, Merz tha se ishte dakord me idenë e kufizimit te telefonave celularë ne shkolla. Megjithatë, kancelari shtoi se kufizimi i aksesit në mediat sociale deri në moshën 16 vjeç do të ishte shumë më i vështirë për t’u zbatuar. Ai tha se kishte simpati të madhe për vendet që kishin futur tashmë rregulla të tilla. “Fëmijët duhet të mësojnë të lexojnë, të shkruajnë dhe të ushtrohen në matematikë – jo të luajnë me telefonat e tyre celularë”, tha Merz. Një sondazh i kohëve të fundit nga “Instituti ifo” i Gjermanisë zbuloi se 85% e...