Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Sali Berisha: Florjan Binaj, kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka shpallur kandidaturën e opozitës për garën e bashkisë së Tiranës. Florian Binaj do të jetë kandidati që mbështetet nga Partia Demokratike për zgjedhjet e parakohshme në Tiranë. Në një deklaratë për media nga selia blu, Berisha u shpreh se Binaj është një artist që mbron kauzat e qytetarëve. “Jam sot këtu për t’u informuar ju dhe qytetarët e Tiranës, dhe mbarë Shqipërisë, se midis kandidaturave shumë të mira që kanë ardhur direkt nga drejtues dhe personalitete të PD, tashmë të bëra publike, për të cilat unë kam vlerësimin më të madh, kandidaturave realisht të personaliteteve të pavarura nga fusha të ndryshme, nga Shqipëria dhe nga diaspora, PD duke falënderuar me mirënjohje secilin prej atyre që vendosi të paraqesë kandidaturën...