BIRN: Shpresa e vonuar për drejtësi për shtëpitë e “5 Majit”

BIRN: Shpresa e vonuar për drejtësi për shtëpitë e “5 Majit”

Pas katër vitesh sorollatje nëpër prokurori dhe gjykata, kallëzimi i Ledion Mziut për prishjen e paligjshme të shtëpisë së tij në rrugën 5 Maji rikthehet në SPAK, bashkë me shpresën e hetimit të zyrtarëve të lartë të Bashkisë së Tiranës. Më 19 janar 2022, protesta e Ledion Mziut mbi çatinë e shtëpisë së tij në rrugën 5 Maji u ndërpre brutalisht përpara se godina të rrafshohej nga makineritë e rënda të IKMT-së për t’i hapur vend projektit të kullave “Tirana Riverside” buzë lumit të Tiranës. Mbi dhjetë policë e tërhoqën zvarrë 33-vjeçarin nga çatia dhe e lidhën këmbë e duar, përpara se ta nxirrnin nga shtëpia 3-katëshe e familjes. Më herët, policia kishte shoqëruar babanë e Ledionit dhe kishte nxjerrë me forcë anëtarët e tjerë...