Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Gara për Tiranën në 9 nëntor, Berisha shpall kandidatin e opozitës përballë Manastirliut
Florjan Binaj është kandidati i opozitës përballë Orgerta Manastirliut në zgjedhjet lokale të 9 nëntorit. Nga konferenca për shtyp, Berisha i kërkoi aleatëve ta mbështesin këtë kandidat. “Jam sot këtu për t’u informuar ju dhe qytetarët e Tiranës, dhe mbarë Shqipërisë, se midis kandidaturave shumë të mira që kanë ardhur direkt nga drejtues dhe personalitete të PD, tashmë të bëra publike, për të cilat unë kam vlerësimin më të madh, kandidaturave realisht të personaliteteve të pavarura nga fusha të ndryshme, nga Shqipëria dhe nga diaspora, PD duke falënderuar me mirënjohje secilin prej atyre që vendosi të paraqesë kandidaturën e tij në shërbim të qytetarëve të Tiranës dhe përballjen me të keqen e këtij vendi, që është Edi Rama, informon se grupi i mandatuar nga PD...