Berisha publikon emrin e kandidatit që do të mbështesë për kryetar bashkie në Tiranë

Berisha publikon emrin e kandidatit që do të mbështesë për kryetar bashkie në Tiranë

Partia Demokratike ka vendosur që në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit për bashkinë e Tiranës të mbështesë kandidaturën e aktorit, Florjan Binaj. Në një komunikim me mediat, Berisha theksoi se ky vendim vjen pas një procesi të hapur dhe gjithëpërfshirës, ku janë shqyrtuar kandidatura nga brenda dhe jashtë vendit. Duke falënderuar të gjithë ata që paraqitën kandidaturat e tyre, Berisha theksoi se Partia Demokratike, pas konsultimeve të brendshme dhe në koordinim me aleatët opozitarë, do të mbështese emrin e aktorit dhe artistit të njohur, Florjan Binaj. Berisha: Jam sot këtu për t’u informuar ju dhe qytetarët e Tiranës, dhe mbarë Shqipërisë, se midis kandidaturave shumë të mira që kanë ardhur direkt nga drejtues dhe personalitete të PD, tashmë të bëra publike, për të cilat...