Berisha nuk i ndahet Dumanit: Mercenar i pushtetit që mban Ilir Metën në burg

Berisha nuk i ndahet Dumanit: Mercenar i pushtetit që mban Ilir Metën në burg

Sali Berisha sulmoi sërish nga SPAK Altin Dumanin, duke e quajtur mercenar të pushtetit, që amnistoi ish-gjyqtaren e përfshirë në dosjen e Suel Çelës.  “Ky mercenar, që mban në burg Ilir Metën pasi janë dorëzuar të gjitha dosjet, ky nxori simotrën e tij, Pajtime Fetahun, Pajtime Troplini apo Pajtime Dumani. E nxori se ajo ishte e sëmurë, ajo mund të jetë e sëmurë dhe unë i uroj shërim, por u garantoj se 30-40 përqind e popullatës në burgje janë të sëmurë dhe kjo është një shifër e saktë që u jap ju këtu”, tha Berisha. I pyetur nëse ka preferenca mes kandidatëve që garojnë për kreun e SPAK, Berisha tha: “Ky mercenar po fsheh dokumente krimi të kandidaturave që kërkon t’i nxjerrë. Dhe këtu do...