Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Ndahet Çmimi Nobel në Mjekësi 2025: U jepet shkencëtarëve Mary Brunkow, Fred Ramsdell e Shimon Sakaguchi
Shkencëtarët Mary Brunkoë, Fred Ramsdell dhe Shimon Sakaguchi kanë fituar Çmimin Nobel për Fiziologji ose Mjekësi për vitin 2025 për “zbulimet e tyre në lidhje me tolerancën imunitare periferike”. Organi që ndan çmimin tha në një deklaratë se zbulimet e tyre kanë hedhur themelet për një fushë të re kërkimore dhe kanë nxitur zhvillimin e trajtimeve të reja si për kancerin apo sëmundje autoimune. Fituesit për mjekësi zgjidhen nga Asambleja e Nobelit e universitetit mjekësor të Institutit Karolinska të Suedisë dhe marrin një shumë prej 11 milionë kronash suedeze (1.2 milionë dollarë), si dhe një medalje ari të dhënë nga mbreti i Suedisë. Çmimet Nobel u krijuan sipas testamentit të Alfred Nobel, shpikësit suedez të dinamitit dhe një biznesmeni të pasur. Ato jepen që nga...