Gara për Tiranën/ Mblidhet Kryesia e PD, Berisha: Sot do të kemi emrin e kandidatit tonë! (VIDEO)

Gara për Tiranën/ Mblidhet Kryesia e PD, Berisha: Sot do të kemi emrin e kandidatit tonë! (VIDEO)

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një deklaratë për mediat nga selia blu, ka deklaruar se sot pasdite pritet të bëhet i ditur emri i kandidatit të opozitës për kandidatin i cili do të garojë përballë Ogerta Manastirliut për postin e kryebashkiakut të Tiranës.  Ai ka deklaruar se për emrin do të zhvillohen diskutime me aleatët e PD, ndërsa zbuloi se janë disa emrat e propozuara.  “Shpresoj se do të kemi një emër por do të kemi konsultime edhe me aleatët, kemi disa propozime. Ka disa që e kanë shprehur publikisht ka edhe që kemi kanë bërë të ditur privatisht. Disa prej tyre i dini tashmë. Janë pedagogë, personalitete të ndryshme që dua t’i marr më parë autorizimin që t’ua bëj emrat publikë”, tha ai.  Ndërkohë ka nisur mbledhja e Kryesisë...