EMRAT/ Operacion kundër armëmbajtjes pa leje, përfundojnë në pranga 3 persona në Krujë

EMRAT/ Operacion kundër armëmbajtjes pa leje, përfundojnë në pranga 3 persona në Krujë

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Flagranca 3”, në vijim të aksioneve kundër armëmbajtjes pa leje. Gjatë aksionit, në fshatin Luz të Krujës, u arrestua 38-vjeçari Egeralt Mziu, i cili lëvizte me një armë zjarri pistoletë me municion luftarak në automjetin që drejtonte. Në pranga ranë gjithashtu edhe dy pasagjerët e tij Enis Dema, 34 vjeç dhe Ilir Dobrozi, 39 vjeç, pasi nuk kallëzuan posedimin e armës. Operacioni u zhvillua nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, pas administrimit të informacioneve të siguruara në rrugë policore mbi persona që qarkullonin të armatosur. “Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme dhe administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, me objektiv identifikimin e shtetasve, të...