Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Kryeministri i Francës, Sébastien Lecornu jep dorëheqjen vetëm 26 ditë pas emërimit
Bota E Hënë, 6 Tetor 2025 10:33 Kryeministri francez, Sébastien Lecornu, ka dhënë dorëheqjen vetëm disa orë pasi kabineti i tij u bë publik. Lajmi u konfirmua nga Pallati Élysée, pasi Lecornu zhvilloi një takim njëorësh me Presidentin Emmanuel Macron mëngjesin e së hënës. Dorëheqja e tij e papritur vjen vetëm 26 ditë pas emërimit në krye të qeverisë, pas rrëzimit të kabinetit të mëparshëm të udhëhequr nga François Bayrou. Kabineti i ri i propozuar nga Lecornu u përball me kritika të ashpra nga disa parti në Asamblenë Kombëtare, të cilat e kundërshtuan përbërjen thuajse të pandryshuar nga ajo e qeverisë së mëparshme, duke paralajmëruar se do ta rrëzonin përmes votimit.