Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Pas Bankers SPAK duhet të marrë nën patronazh aferën e KURUM, si po sabotohen hetimet për skandalin me mbetjet…
Pas vendimit të Prokurorisë së Fierit për t’i kaluar SPAK-ut dosjen e “Bankers Petroleum”, e cila ka zbuluar shkelje të rënda dhe dëme që arrijnë në miliarda euro, opinioni publik pret që drejtësia të zbatojë të njëjtin standard edhe me aferën e kompanisë Kurum International me mbetjet toksike të bllokuara në Porto Romano. Hetimet për këtë rast kanë mbetur pezull për muaj të tërë, duke ngjallur dyshime për ndërhyrje politike dhe mungesë të vullnetit institucional për të prekur një prej kompanive më të privilegjuara ndër vite nga politika shqiptare. Prokuroria e Durrësit, që prej muajit tetor të vitit 2024, ka pasur në duar dosjen për 102 kontejnerë me mbetje të dyshuara të rrezikshme, të nisura nga porti i Durrësit drejt Tajlandës nga kompania “Sokolaj” shpk...