Pas 16 vitesh në Parlament, ish-kryeministri grek jep dorëheqjen si deputet i “Syriza-s”/ Çfarë paralajmëron?

Pas 16 vitesh në Parlament, ish-kryeministri grek jep dorëheqjen si deputet i “Syriza-s”/ Çfarë paralajmëron?

Pas shumë zërave që qarkullonin javët e fundit për krijimin e një partie të re, ish-kryeministri grek Alexis Tsipras ka njoftuar sot dorëheqjen e tij nga posti i deputetit të partisë opozitare Syriza, përmes një mesazhi televiziv që u transmetua në të gjitha mediat e vendit. Në fjalimin e tij, Tsipras e cilësoi vendimin si “një akt ndërgjegjeje”, duke theksuar se nuk po largohet nga politika, por nga “rehatia e pozitave zyrtare”, për t’u kthyer, siç tha ai, “në anën e shoqërisë dhe të njerëzve që kërkojnë ndryshim”. “Pasi shërbeva 16 vite në Parlament, si deputet, kryetar partie dhe kryeministër, vendosa të heq dorë nga mandati im. Nuk largohem nga politika, por nga privilegjet. Dua të rikthehem në jetën shoqërore, të dëgjoj më mirë shoqërinë...