Burimi: 
								Kohajone.com
								
							
                                    Foto © Kohajone.com                                
                            Ushtria izraelite: Nëse negociatat dështojnë, do të rifillojmë luftimet në Gaza
                            Bota E Hënë, 6 Tetor 2025 09:28 Shefi i Shtabit të Ushtrisë Izraelite, Eyal Zamir, deklaroi se luftimet në Rripin e Gazës do të rifillojnë, nëse negociatat për përfundimin e konfliktit dështojnë. Gjatë një vizite te trupat izraelite të vendosura në Gaza, Zamir theksoi se situata aktuale nuk është një armëpushim, por një ndryshim në situatën operative. “Politikanët po përdorin mjetet dhe sukseset e arritura në terren për t’i përkthyer ato në avantazhe diplomatike. Nëse kjo përpjekje dështon, ne do të rifillojmë luftimet”, u shpreh ai.