Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Stuhia e borës bllokon mbi 1000 persona në Everest
Mbllokohen mbi një mijë persona në majën e lartë të Everestit. Operacionet e shpëtimit janë në zhvillim në shpatet e largëta të Tibetit në malin Everest, ku një stuhi dëbore ka bllokuar afro 1,000 persona në kampe në anën lindore të malit, sipas mediave shtetërore kineze. Qindra banorë vendas dhe ekipe shpëtimi janë mobilizuar për të pastruar dëborën që ka bllokuar qasjen në zonë, e cila ndodhet në një lartësi prej mbi 4,900 metrash. Sipas mediave lokale, rreth 350 persona janë shpëtuar dhe janë drejtuar drejt sigurisë në qytetin e vogël Qudang, raportoi agjencia e lajmeve Reuters. Reshjet e dendura të dëborës nisën të premten në mbrëmje dhe janë përkeqësuar në shpatet lindore të Everestit në Tibet, një zonë e njohur për alpinistë dhe turistë...