NATO, sa kushton dhe kush paguan. Çfarë fshihet pas shpenzimeve ushtarake të SHBA-ve?

NATO, sa kushton dhe kush paguan. Çfarë fshihet pas shpenzimeve ushtarake të SHBA-ve?

Boshti i mbrojtjes evropiane mbetet ende NATO, Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut, e themeluar në Uashington më 1949 nga dymbëdhjetë vende. Italia ishte mes tyre. Detyra kryesore e organizatës përcaktohet nga neni 5 i Traktatit: të gjitha vendet ndërhyjnë për të ndihmuar një partner që është sulmuar nga një armik i jashtëm. Ky nen është zbatuar vetëm një herë, në vitin 2001, kur aleatët mbështetën misionin amerikan në Afganistan pas sulmeve të 11 shtatorit ndaj Kullave Binjake. Gjatë gjithë këtyre viteve ka pasur zhvillime dhe ndryshime: vendet anëtare janë bërë 32, por mekanizmat themelorë të funksionimit kanë mbetur të njëjtët. Së pari, duhet sqaruar se NATO ka role politike dhe ushtarake koordinuese, por nuk ka një ushtri të sajën. Forcat ushtarake përbëhen nga...