Operacion antidrogë në 6 njësi administrative/ Asgjësohen 4291 bimë kanabis, procedohen penalisht 5 kryepleq

Operacion antidrogë në 6 njësi administrative/ Asgjësohen 4291 bimë kanabis, procedohen penalisht 5 kryepleq

Policia e Shkodrës ka nisur një aksion për zbulimin e parcelave me drogë në disa njësi. Gjatë kontrolleve të ushtruara nga toka dhe ajri, në 6 njësi u zbuluan 4291 rrënjë kanabis. Njoftimi i policisë: Qarku Shkodër/Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, kundër kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë kontrolleve në territoret e 6 njësive administrative, u gjetën dhe u asgjësuan 4291 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Procedohen penalisht 5 kryetarë fshatrash, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi, në bashkëpunim me Njësinë e Sigurisë Publike Shkodër vijojnë me intensitet kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, me qëllim goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve...