Burimi:
Sarandaweb.net

Foto © Sarandaweb.net
I mori 39-vjeçares nga Saranda 5 mijë euro edhe i kërkonte edhe 50 mijë të tjera: arrestohet
Sarandë – E shantazhonte në rrjetet sociale se “do t’i digjeshin dokumentet greke”, 44-vjeçarja nga Durrësi i mori 5000 euro dhe i kërkoi edhe 50 mijë të tjera: arrestohet nga policia Një 44-vjeçare nga Durrësi ka përfunduar në prangat e Policisë, pas hetimeve të zhvilluara nga Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Pasurisë në Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë. E arrestuara është Zyra K, 44 vjeçe, banuese në Durrës, e dyshuar për veprën penale “Shtërngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie.” Hetimet nisën pas kallëzimit të një 39-vjeçareje nga Saranda, S. D., e cila ka deklaruar se ishte bërë pre e shantazhit dhe kërcënimeve të vazhdueshme nga Zyra...