Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
‘Na ka prurë zoti të pastrojmë terrenin’! Çfarë i premtonte Dedja, Aldo avdylit
Ermir Dedja DURRËS-Detaje të reja janë zbardhur në dosjen e SPAK, siguruar nga ZËRI, ku Astrit Avdyli, nipi i tij Elidon (Aldo) Avdyli, dhe Aleksandër Laho, njohur si 'Rumi i Shijakut', kërkonin ekzekutimin e 'Malokut', Edmir Bregu. Për vrasjen e këtij të fundit Avdylajt kishin angazhuar ushtarin e tyre, 'Bolin', Ermir Dedjan, i ekzekutuar në 20 maj të këtij viti. Në një episod zbardhur në dosjen e SPAK në lidhje me vrasjen, Dedja ka biseduar, me Elidon Avdylin, në lidhje përgatitjet që po bënin për mbushjen e karikatorëve me fishekë dhe pastrimin e armëve me qëllim që të ishin të gatshëm për të kryer vrasje. Ermiri e paraqet veten si misionar i dërguar nga Zoti për të pastruar terrenin nga njerëzit e këqinj. Ermir Dedja-he dak ca po bon....