Nis sot viti i ri akademik për universitetet, risi programet e reja studimore me diplomë të dyfishtë

Nis sot viti i ri akademik për universitetet, risi programet e reja studimore me diplomë të dyfishtë

Sot nis viti i ri akademik 2025-2026 në të gjitha universitetet në Shqipëri. Nga rreth 20.200 maturantë, në rang vendi, 60% prej tyre kanë zgjedhur Universitetin e Tiranës për të ndjekur studimet. Me prioritet këtë vit janë parë degë si drejtësia, ekonomia si dhe ato të shkencave sociale. Një rritje e ndjeshme e regjistrimeve është parë dhe një degët profesionale me program 2-vjeçar studimi. Ky vit akademik është parashikuar për të përfunduar më 25 shtator të vitit të ardhshëm ndërsa një risi ndryshe nga vitet e tjera është dhe programet e reja studimore me diplomë të dyfishtë, duke i dhënë mundësinë studentëve për bashkëpunime ndërkombëtare.