“Shitet PD-ja”, Edi Rama ironizon demokratët në prag të zgjedhjeve për Tiranën

“Shitet PD-ja”, Edi Rama ironizon demokratët në prag të zgjedhjeve për Tiranën

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar ditën e sotme Partinë Demokratike në prang të zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës. Kreu i qeverisë ka publikuar në rrjete sociale foton e një ambienti ku më herët ka qenë Dega 1 e PD-së, por tashmë është në shitje dhe jo në funksion të demokratëve. Kryeministri Rama duket se thumbon demokratët të cilët ende nuk kanë shpallur një kandidaturë për zgjedhjet në Bashkinë Tiranë. Deri tani, i vetmi fakt është kandidatura e Ogerta Manastirliut që Rama e prezantoi në Asamblenë e Përgjithshmë të Partisë Socialiste. Nga kampi opozitar ka shumë emra të përfolur, por ende asgjë zyrtare.