Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Ai është babai i të gjithëve”/ Djali i ndërroi jetë në aksidentin me tren, Pano Ruçi merr mbështetje të madhe në grevën e urisë
Për të 21-tën ditë me radhë, në sheshin Sintagma të Athinës, Pano Ruci, babai i Denis Rucit, njërit prej viktimave të tragjedisë në Tempi, vazhdon grevën e urisë, pavarësisht gjendjes së rënduar shëndetësore. Ai kërkon të drejtën për zhvarrosjen e trupit të të birit në mënyrë që të bëhen analizat e ADN dhe ato toksikologjike për zbardhjen e plotë të aksidentit ku humbën jetën 57 persona në shkurt të vitit 2023. Qindra qytetarë u mblodhën sot në një protestë të re solidariteti me Rucin, i cili kërkon të zbulojë shkakun e vërtetë të vdekjes së djalit. “Jam këtu prej 21 ditësh dhe pres. Nuk më intereson politika, dua vetëm të di nga se vdiq fëmija im”, deklaron ai ndërsa ata që e rrethojnë shpërthejnë në...