Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Atentat në Greqi, vritet shqiptari dhe një shtetas grek
Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një kamping në zonën e Messenia, Greqi. Sipas mediave greke, pronari i kampingut, shtetas grek dhe miku i tij, kujdestar i kampingut, me origjinë shqiptare humbën jetën. Pronari i kampingut, rreth 70 vjeç u gjet i vdekur jashtë kampingut. Pak më larg, në të njëjtën zonë, kujdestari i kampingut, u gjet gjithashtu i vdekur. Policia greke ndodhet në vendngjarje, ndërsa autori është arratisur. Sipas mediave vendase, disa ditë më parë, persona të panjohur e kishin kërcënuar dhe rrahur pronarin e kampingut./vizionplus.tv