Vrasje e dyfishtë në Kalamata të Greqisë, një prej viktimave shqiptar

Vrasje e dyfishtë në Kalamata të Greqisë, një prej viktimave shqiptar

Një ngjarje e rëndë me pasoja fatale ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë qytetit të Kalamatës, në Greqi, ku dy persona humbën jetën pas një sulmi me armë zjarri. Sipas burimeve nga mediat lokale, viktimat janë një shtetas grek, rreth 70 vjeç, që ishte pronar i një kampingu në zonën ku ndodhi krimi, dhe një shtetas shqiptar rreth të pesëdhjetave, i cili, sipas raportimeve, është qëlluar nga pas, teksa përpiqej të largohej për t’i shpëtuar atentatit. Raportimet e para flasin për një autor të vetëm, një i ri që dyshohet se u afrua në mënyrë të papritur dhe hapi zjarr ndaj dy viktimave, nga një distancë e afërt. Ndërkohë, mësohet se pronari grek i biznesit kishte qenë më parë objekt i një sulmi, por nuk...