Gati 1,000 alpinistë bllokohen nga stuhia e borës në Everest, vijojnë operacionet e shpëtimit në Tibet

Gati 1,000 alpinistë bllokohen nga stuhia e borës në Everest, vijojnë operacionet e shpëtimit në Tibet

Një stuhi bore ka bllokuar rreth 1,000 persona në kampe në anën lindore të malit Everest, sipas mediave shtetërore kineze. Ekipet e emergjencës po zhvillojnë opercione për shpëtimin e personave të bllokuar, raporton BBC.  Qindra banorë lokalë dhe ekipe shpëtimi janë mobilizuar për të pastruar dëborën që ka bllokuar aksesin në zonën që ndodhet në një lartësi prej mbi 4,900 metrash. Disa turistë janë shpëtuar tashmë, sipas mediave kineze. Reshjet e dendura të borës nisën të premten në mbrëmje dhe janë intensifikuar në shpatet lindore të Everestit në Tibet, një zonë e njohur për alpinistë dhe turistë. Ekipi i shpëtimit “Blue Sky” në Tibet njoftoi se ka marrë thirrje për ndihmë pasi çadrat ishin shembur për shkak të borës dhe disa alpinistë kishin pësuar hipotermi....