Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Stuhi dëbore në Everest, rreth 1,000 persona të bllokuar në anën lindore të malit
Një stuhi bore ka përfshirë malin e Everestit ku janë bllokuar afërsisht 1,000 persona në kampe në anën lindore të malit, sipas mediave të huaja. Qindra fshatarë vendas dhe ekipe shpëtimi janë angazhuar për të pastruar borën që ka bllokuar hyrjen në zonë, e cila ndodhet në një lartësi mbi 4,900 metra. Sipas raporteve, disa turistë janë shpëtuar tashmë, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë. Reshjet e dendura të dëborës filluan të premten në mbrëmje dhe janë intensifikuar në shpatet lindore të Everestit në Tibet – një zonë e njohur për alpinistët. Ekipi i Shpëtimit “Blue Sky” i Tibetit raportoi se kishte marrë një thirrje për ndihmë ku thuhej se tendat ishin shembur për shkak të borës së madhe dhe se disa alpinistë po përballeshin me...