Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Përmbysja e regjimit kriminal të Slobodan Millosheviçit/ 25 vjet pas 5 tetorit historik: Serbia e Vuçiçit, më larg demokracisë se kurrë
Sot bëhen plot 25 vjet nga dita historike e 5 tetorit 2000, kur qindra mijëra qytetarë serbë përmbysën regjimin kriminal të Slobodan Millosheviçit, duke i dhënë fund një epoke të mashtrimeve zgjedhore, dhunës dhe shtypjes. Por një çerek shekulli më pas, Serbia ndodhet sërish përballë një pushteti autoritar që ka mbytur shpresat për ndryshim. Aleksandar Vuçiç dhe Partia Progresive Serbe kanë instaluar një sistem që ngjan gjithnjë e më shumë me një karikaturë të demokracisë. Në vend të një opozite të fortë dhe të bashkuar si në vitin 2000, sot Serbia përballet me një opozitë të përçarë, studentë të izoluar dhe një shoqëri civile të nënshtruar. Aktivistë të dikurshëm të lëvizjes “Otpor” thonë se regjimi i tanishëm është edhe më i rrezikshëm, sepse nuk lë...