Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Diplomaci me kakofoni”: Kush flet për Kosovën?
Kosovës i duhet një politikë e jashtme që i tejkalon rivalitetet e brendshme dhe e vendos interesin shtetëror mbi egot personale. Për çdo vend, politika e jashtme është karta kryesore e ndikimit dhe sigurisë. Për Kosovën, kjo kartë po luhet në kushte të vështira: sanksione nga Bashkimi Evropian, pasiguri në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe sfida të pazgjidhura në dialogun me Serbinë. Sikur këto të mos mjaftonin, situata komplikohet edhe më nga mungesa e dukshme e koordinimit mes institucioneve dhe paqartësia në përcaktimin e qëndrimeve para partnerëve ndërkombëtarë. Ish-diplomati Albert Prenkaj thotë se Kosova nuk ka një politikë të jashtme të ndërtuar mbi strategji të qartë dhe aleanca të konsoliduara. Sipas tij, vendit i mungon konvergjenca, bashkëpunimi dhe sinergjia me SHBA-në dhe BE-në. “Kosova...