Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Konservatorët fiksohen me emigrantët/ Premtime masive, sfidojnë partinë e Nigel Farage për të pakësuar numrin e të huajve
Konservatoret e qendrës së djathtë në Britani që zyrtarisht janë opozita zyrtare, nën ndikimin dhe presionin e sondazheve të partisë Reforma të Nigel Farage, akoma më në të djathtë të spektrit politike, dukshëm tingëllojnë qesharak me premtime të bujshme për të luftuar emigracionin ilegal dhe pakësuar numrat e të huajve, gjë që nuk e bën 15 vjet sa ishin në pushtet, madje janë përgjegjësit e situatës së sotme. Ata në konferencën e tyre vjetore në Manchester thonë se nëse vinë në pushtet pas katër vjetësh, ku gjasat janë thuajse zero, do depërtojnë brenda mandatit të tyre hipotetik të ri, ose thënë ndryshe, brenda dhjetë viteve të ardhshëm 750 mijë emigrantë ilegal dhe do shpenzojnë 1.6 miliardë stërlina çdo vit për Forcën e Kufirit. Ndër planet...