Erdogan:   Përgjigjja e Hamasit për armëpushim hap dritaren për paqe

Erdogan:   Përgjigjja e Hamasit për armëpushim hap dritaren për paqe

Bota E Diel, 5 Tetor 2025 19:44 Presidenti turk,  Recep Tayyip Erdoğan,  deklaroi se është hapur një “dritare mundësie” për paqe të qëndrueshme në rajon,   pas reagimit pozitiv të grupit palestinez Hamas ndaj planit të armëpushimit në Gaza,  të propozuar nga presidenti amerikan Donald Trump. Në një ceremoni inaugurimi kolektiv në Stamboll,  Erdoğan theksoi se Hamasi ka treguar,  ashtu si më parë, gatishmërinë për paqe.  Ai nënvizoi rëndësinë e ndërprerjes së menjëhershme të sulmeve izraelite dhe paralajmëroi që shpresat që po shfaqen për paqe nuk duhet të lejohen të zbehen. Në lidhje me planin e armëpushimit,   presidenti turk shprehu bindjen se është e mundur ndalimi i gjakderdhjes dhe vendosja e paqes,   nëse të gjitha palët veprojnë me ndjenjë përgjegjësie. Duke përmendur telefonatën me presidentin Trump,...