ANALIZA/ “Diplomaci me kakofoni”: Kush flet për Kosovën?

ANALIZA/ “Diplomaci me kakofoni”: Kush flet për Kosovën?

Nga Valona Tela, REL Për çdo vend, politika e jashtme është karta kryesore e ndikimit dhe sigurisë. Për Kosovën, kjo kartë po luhet në kushte të vështira: sanksione nga Bashkimi Evropian, pasiguri në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe sfida të pazgjidhura në dialogun me Serbinë. Sikur këto të mos mjaftonin, situata komplikohet edhe më nga mungesa e dukshme e koordinimit mes institucioneve dhe paqartësia në përcaktimin e qëndrimeve para partnerëve ndërkombëtarë. Ish-diplomati Albert Prenkaj thotë se Kosova nuk ka një politikë të jashtme të ndërtuar mbi strategji të qartë dhe aleanca të konsoliduara. Sipas tij, vendit i mungon konvergjenca, bashkëpunimi dhe sinergjia me SHBA-në dhe BE-në. “Kosova është duke përjetuar një asfiksim, një vetëmbyllje dhe ka humbur relevancën në arenën ndërkombëtare. Ka një mungesë...