Tjetër dramë në familjen e 13-vjeçares në Korçë, motra e vogël asfiksohet nga zjarri

Tjetër dramë në familjen e 13-vjeçares në Korçë, motra e vogël asfiksohet nga zjarri

Një incident i dytë ka ndodhur këtë dielë në banesën e 13-vjeçares, e cila ditën e djeshme u hodh nga kati i tretë i pallatit në përpjekje për t’i shpëtuar një situate të tensionuar në familje. Sipas banorëve të zonës, një shkëndijë elektrike në dush ka shkaktuar një zjarr në apartament. Në ato momente, vajza 12-vjeçare, motra më e vogël e të miturës që u hodh nga pallati, ka mbyllur derën e shtëpisë duke mos lejuar ndërhyrjen e zjarrfikësve, duke rrezikuar asfiksimin. “E pranojmë, vajza mbylli derën dhe nuk i la zjarrfikësit të futeshin brenda. Mund të kishte pasur pasoja të rënda. U përhap tym i madh, por për fat të mirë, zjarrfikësit ndërhynë sërish dhe e shuan zjarrin për herë të dytë,” – thonë...