Trump paralajmëron:   Hamasi do të përballet me “zhdukje të plotë” nëse këmbëngul të mbetet në pushtet në Gaza

Trump paralajmëron:  Hamasi do të përballet me “zhdukje të plotë” nëse këmbëngul të mbetet në pushtet në Gaza

Bota E Diel, 5 Tetor 2025 19:14 Presidenti Donald Trump paralajmëroi sot se Hamasi do të përballet me “zhdukje të plotë” nëse këmbëngul të qëndrojë në pushtet në Rripin e Gazës. Deklarata e tij vjen në prag të negociatave të planifikuara për këtë javë, të cilat synojnë t’i japin fund konfliktit të përgjakshëm midis Izraelit dhe grupit militant palestinez. Trump theksoi se ky veprim do të ndërmerret nëse Hamasi refuzon të heqë dorë nga kontrolli i Gazës,  duke shtuar se përpjekjet për të çuar përpara planin e tij të armëpushimit vazhdojnë pa ndërprerje. “Zhdukje e plotë!”,   u shpreh presidenti amerikan . Më 3 tetor, Hamasi konfirmoi se ka rënë dakord për lirimin e të gjitha pengjeve izraelite,  sipas kushteve të planit të paqes prej 20...