Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Publikohet foto, ky është 31-vjeçari me 3 emra që përplasi efektivin me motor dhe tentoi t’i ikë policisë
Personi në foto është Imer Krrashi, i cili përdorte edhe emra të tjerë si Imer Masha dhe Imer Uka, dhe tentoi që t’i largohej policisë sot në Tiranë, pasi u ndalua për kontroll në zonën e Liqenit të Thatë. Krrashi nuk është emër i panjohur për drejtësinë. Ai është dënuar në Itali për vjedhje, ndërsa ka qenë edhe pjesë e grupit të Edison Pulës. Edison Pula dhe Imer Krrashi u arrestuan në shkurt të vitit 2022 nga policia italiane. Pula, 27- vjeç në atë kohë akuzohej për 50 vjedhje në Trentino. Ata ishin protagonistët e shumë ngjarjeje kriminale, por njëra prej të cilave ka bërë më shumë bujë është më 14 nëntor 2021, në Marok të Mogliano Veneto, brenda vilës së biznesmenit Giancarlo Miotto.