Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Italia, Franca dhe rrjetet shqiptare: Pakti Evropian kundër Kokainës
Nga Alba Kepi Në Samitin e Politikës Evropiane në Kopenhagë, më 2 tetor 2025, Italia dhe Franca u bënë promotorët e nismës më ambicioze të dekadës kundër trafikut të drogës: Pakti Evropian Kundër Drogës. Ky dokument synon të krijojë një front të bashkuar evropian për të ndaluar flukset e kokainës që përshkojnë kontinentin nga portet e Amerikës Latine deri në brigjet e Atlantikut. Por pse pikërisht Italia dhe Franca? Sepse sot, sipas të dhënave zyrtare, Italia është porta hyrëse e kokainës në Evropë, ndërsa Franca është tregu i saj më fitimprurës. Italia – qendra logjistike e trafikut Në Itali, porti i Gioia Tauro mbetet zemra e sistemit logjistik të kokainës. Rrjetet kriminale shqiptare, në aleancë me ‘Ndrangheta-n kalabreze, kanë ndërtuar një mekanizëm të sofistikuar transporti...