Metamorfoza e Imer Krrashit: Nga “skifter” në Itali, në “piloti Fast & Furious” në Shqipëri

Metamorfoza e Imer Krrashit: Nga “skifter” në Itali, në “piloti Fast & Furious” në Shqipëri

Imer Krrashi TIRANË- Imer Krrashi sot nuk iu bind forcave të policisë “Shqiponja” për të kryer një kontroll në makinën e tij. Ai zgjodhi “t’i jepte gaz” për të shpëtuar nga policia, pasi në automjet mbante një armë zjarri të tipit pistoletë. Si pasojë e shpejtësisë së lartë, ai përplasi shtatë makina dhe një motor. Nga kjo ngjarje mbetën të plagosur një oficer policie dhe bashkëshortja e tij, të cilët udhëtonin me motor. Nga adrenalina në autostradën e Tiranës, tek vjedhjet e banesave në Itali! Në vitin 2022, Imer Krrashi ra në prangat e policisë italiane në Trentino, pasi kryente vjedhje së bashku me disa persona të tjerë. Njëri prej tyre ishte edhe Edison Pula, i dënuar në Shqipëri me 20 vite burg për një...