Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Atentati me tritol i mori jetën 58-vjeçarit në Sarandë, shoqërohen në polici 10 persona
Zbardhen detaje në lidhje me atentatin e një nate më parë në Sarandë, ku nga shpërthimi me eksploziv në makinë mbeti i vdekur 58-vjeçari Isuf Jaçaj, person me precedent penal. Mësohet se krimi mund të jetë kryer nga dy persona, ndërsa policia deri tani ka shoqëruar 10 persona dhe janë marrë në pyetje banorë të lagjes 3 në Sarandë. Hetuesit, një grup i nisur menjëherë nga kryeqyteti, dyshojnë se vrasja e Isuj Jaçajt lidhet me ngjarjen e të birit, me pistën e hakmarrjes që mbetet për momentin kryesorja. I biri i tij, Klaus Jaçaj, 31 vjeç, është përfshirë në një ngjarje kriminale më 17 korrik në qytetin e Sarandës dhe aktualisht ndodhet në burg. Vetë 58-vjeçari merrej me turizëm duke transportuar me skaf pushues drejt...