Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Rusia: Janë goditur objektet e mbrojtjes dhe energjisë së Ukrainës, kemi pushtuar një fshat në Donbas
Ministria ruse e Mbrojtjes ka deklaruar se janë goditur objektet e mbrojtjes dhe infrastruktura energjetike e Ukrainës në sulmet masive të nisura gjatë natës në Ukrainë. ‘Gjatë natës, Forcat e Armatosura Ruse nisën një sulm masiv ndaj ndërmarrjeve ushtarako-industriale të Ukrainës dhe infrastrukturës së gazit dhe energjisë elektrike, duke përdorur armë precize me rreze të gjatë veprimi të bazuara në tokë, në ajër dhe në det, duke përfshirë raketat balistike hipersonike Kinzhal dhe dronë sulmues. Të gjitha objektivat e përcaktuara u goditën’, thuhet në raportin e cituar nga Tass. Ndërkohë, forcat ruse kanë pushtuar vendbanimin Kuzminovka në Donetsk, tha Ministria Ruse e Mbrojtjes. ‘Pas veprimeve aktive dhe vendimtare, njësitë e Grupit Jugor të Betejës kanë çliruar lokalitetin Kuzminovka në Republikën Popullore të Donetskut”, tha Ministria...