“Armë ke?”/ Si u arratis 31-vjeçari nga policia dhe mori para 9 makina në Tiranë, momenti kur shtrihet në tokë nga efektivët

“Armë ke?”/ Si u arratis 31-vjeçari nga policia dhe mori para 9 makina në Tiranë, momenti kur shtrihet në tokë nga efektivët

Policia ka publikuar pamjet kur 31-vjeçari, Imer Krrashi, nuk u bind urdhrit të uniformave blu dhe më pas përplasi disa makina pranë Saukut, duke rrezikuar jetën e qytetarëve. Në pamje shihet momenti kur efektivët e kanë ndaluar dhe e pyesin “A keni ndonjë gjë që nuk duhet në automjet?”. Në këtë moment 31-vjeçari largohet me shpejtësi. Policia iu vu në ndjekje të Krrashit, duke bërë të mundur arrestimin e tij. Në pamje shihet momenti kur është shtirë në tokë nga uniformat blu. Njoftimi: Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës për kontrollin e territorit dhe të personave që mund të qarkullojnë me armë zjarri apo të transportojnë lëndë narkotike, bazuar edhe në informacionin e marrë në rrugë operative se një automjet...