Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Pergjimet për vrasjen e Edmir Bregut në Durrës/ Laho e këshillon Avdylin merrni kallash rezervë…
Në datën 26 shtator 2020, ora 08:19, Aleksandër Laho ka filluar të bisedojë me Elidon Avdylin në lidhje me vendodhjen e Lentit duke iu referuar Plaurent Dervishit. Aleksandri i shkruan se ka marrë informacion se Lenti ishte në Durrës, e kishin parë me një BMW të zezë te blinduar, dhe i ka thënë Elidonit se duhet të përqëndrohen te ai (Plaurenti) se nëse "ikën" ai, të tjerët i kap si lepura. Në orën 08:32, Elidoni i shkruan se sipas tij, Kili me Dorjanin jepnin informacion te Kaleshi duke iu referuar Arben Mërkurit. Elidoni i ka shkruajtur Aleksandrit se u kishin hequr edhe Pocin nga rruga se ai për informacion ishte më i miri, duke iu referuar faktit që Enca Kume ishte shpallur në kërkim. Në orën...