Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
“Befasia” në Lezhë sekuestron 2 armë zjarri, 1 armë gjahu dhe municion luftarak, 35-vjeçari vihet në pranga
Policia e Shteti, përmes një publikimi që ka bërë në mediat sociale njofton se në Lezhë është finalizuar operacioni i koduar “Befasia”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.Sekuestrohen 2 armë zjarri, 1 armë gjahu dhe municion luftarak.Vihet në pranga poseduesi i tyre.Në vijim të punës intensive për parandalimin dhe goditjen e armëmbajtjes pa leje, Komisariati i Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja”, ka siguruar informacion se një shtetas mbante armë zjarri pa leje.Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të këtij informacioni, është finalizuar operacioni policor i koduar “Befasia”, gjatë të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:B. N., 38 vjeç, banues në fshatin Pllanë, Lezhë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.Gjatë...