Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Siria mban zgjedhjet e para prej rënies së Assadit
PAMJE NGA ZGJEDHJET SIRI-Siria do t’i mbajë zgjedhjet e para parlamentare të dielën, prej rënies së regjimit të Bashar al-Assadit. Në këtë proces nuk do të ketë votë direkte për Asamblenë e Popullit, e cila do të jetë përgjegjëse për legjislacionin gjatë periudhës tranzitore. Të ashtuquajturat “kolegje zgjedhore” do t’i zgjedhin përfaqësuesit për dy të tretat e 210 ulëseve. Presidenti i përkohshëm Ahmed al-Sharaa do ta përzgjedhë pjesën tjetër. Ish-presidenti Assad është rrëzuar nga pushteti nga forcat e Sharaas 10 muaj më parë, pas 13 vjetësh luftë civile. Autoritetet kanë thënë se i kanë shtyrë zgjedhjet për arsye të sigurisë në dy provinca të kontrolluara nga kurdët, dhe një tjetër provincë në të cilën ka pasur luftime të përgjakshme mes forcave qeveritare dhe militantëve druzë....