Tragjedi në Indonezi, shembja e një shkolle në Java lë pas 37 viktima dhe dhjetëra të zhdukur

Tragjedi në Indonezi, shembja e një shkolle në Java lë pas 37 viktima dhe dhjetëra të zhdukur

Bota E Diel, 5 Tetor 2025 13:50 Një ngjarje e rëndë ka tronditur Indonezinë, ku rrëzimi i një ndërtese shkollore në provincën Java Lindore ka shkaktuar të paktën 37 viktima dhe 26 persona ende të zhdukur, sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Kërkimit dhe Shpëtimit. Sipas drejtorit të operacioneve, Yudhi Bramantyo, deri në mëngjesin e së dielës janë shpëtuar 141 persona, prej të cilëve 104 janë nxjerrë gjallë, ndërsa pjesa tjetër ka humbur jetën nën rrënoja. Aksidenti ndodhi në një shkollë fetare islame (pesantren), gjatë orëve të lutjes pasdite, kur nxënësit ndodheshin në sallën kryesore të studimit. Hetimet paraprake tregojnë se ndërtesa ishte në proces zgjerimi, me dy kate të shtuara pa leje ndërtimi, çka dyshohet të ketë dobësuar strukturën mbajtëse. Autoritetet e...