Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Ishte në ndjekje nga Shqiponjat, 31-vjeçari i armatosur përplas disa makina pranë Saukut/ Në gjendje të rëndë polici dhe bashkëshortja e tij (Detajet)
Një ngjarje e rëndë është raportuar pak më parë në afërsi të Saukut, ku një person i armatosur, i identifikuar si Imer Krrashi, po ndiqej nga forcat Shqiponja. Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, mëson se më pas ai ka përplasur disa makina, përfshirë një motor. Si pasojë e përplasjes, një polic jashtë shërbimit së bashku me bashkëshorten kanë mbetur të lënduar. Polici ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, si pasojë e përplasjes. Autori është arrestuar nga forcat policore, teksa iu gjet edhe arma. “Rreth orës 12:30, tek Liqeni i Thatë, Forca e Posaçme “Shqiponja” i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit me drejtues shtetasin I. K., 31 vjeç, pasi kishin marrë informacion se 31-vjeçari qarkullonte me armë zjarri. Pas ndalimit, në momentin që shërbimet e...