“Ku kanë shkuar këto para?”/ Reagon Teliti: Qytetarët paguajnë më shumë, bashkia ofron më pak

“Ku kanë shkuar këto para?”/ Reagon Teliti: Qytetarët paguajnë më shumë, bashkia ofron më pak

Nënkryetari i Këshillit Bashkak i Tiranës, Dorjan Teliti nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook ka deklaruar se në vetëm 8 muaj, qytetarët e Tiranës kanë paguar 120 milionë euro përmes taksave dhe tarifave. Sipas tij paratë janë shpenzuar kryesisht për paga të larta dhe shpenzime operative të administratës, ndërsa investimet në qytet dhe fshatra mbeten pothuajse zero dhe se vetëm 24% e investimeve janë realizuar, duke lënë pas shërbime të munguara dhe projekte të papërfunduara. Teliti theksoi se qytetarët paguajnë çdo ditë më shumë, ndërsa bashkia ofron më pak . Ai i bëri thirrje qytetarëve se para se të shkojnë të votojnë më 8 nëntor, të kujtojnë se 120 milionë euro dolën nga xhepi i tyre dhe për mungesën e çdo investimi real në...