DETAJE / Automjeti i djegur në Tapizë dyshohet se u përdor në një sulm në Tiranë

DETAJE / Automjeti i djegur në Tapizë dyshohet se u përdor në një sulm në Tiranë

Policia e Shtetit ka dhënë detaje të reja në lidhje me automjetin e gjetur të djegur në zonën e Tapizës, pranë një impianti për përpunimin e inerteve. Brenda mjetit tip “Peugeot”, i shkrumbuar plotësisht, u gjetën dy armë zjarri automatike dhe një krehër. Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se ky automjet është përdorur nga autorët e një ngjarjeje të ndodhur më 3 tetor 2025, në rrugën “Besim Cera” në Tiranë, ku janë konstatuar gjurmë të të shtënave me armë zjarri në murin rrethues të banesës së shtetasit Q. K., i cili jeton jashtë vendit. Ngjarja u evidentua ditën e djeshme pas verifikimeve të thelluara të kryera nga grupi hetimor. Policia vijon punën në mënyrë intensive për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e...