Bastisjet e policisë, reagon guvernatori i Illinois: Taktika çnjerëzore ndaj emigrantëve

Bastisjet e policisë, reagon guvernatori i Illinois: Taktika çnjerëzore ndaj emigrantëve

Chicago është bërë së fundmi epiqendër e një serie bastisjesh të organizuara nga Shërbimi i Imigracionit dhe Doganave të SHBA (ICE), si pjesë e një operacioni të quajtur “Midway Blitz“, i cili ka çuar në arrestimin e mbi 1 mijë emigrantëve të paligjshëm. Sipas të dhënave të analizuara nga Chicago Sun-Times, që nga fillimi i vitit janë kryer rreth 5 mijë ndalime vetëm në shtetin e Illinois-it. Bastisjet janë përqendruar veçanërisht në Broadview, një periferi e Chicago-s me rreth 8 mijë banorë, shumica afro-amerikanë. Kryetarja e bashkisë së Broadview, Katrina Thompson, ka protestuar ashpër ndaj aksioneve të ICE-së, duke i quajtur ato “luftë ndaj komunitetit”. Ajo ka kritikuar edhe sekretaren e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, e cila mori pjesë personalisht në një prej bastisjeve dhe më pas...