Siria i mban zgjedhjet e para prej rënies së Assadit

Siria i mban zgjedhjet e para prej rënies së Assadit

Bota E Diel, 5 Tetor 2025 11:37Ahmed al-Sharaa është president i përkohshëm i Sirisë, prej rrëzimit të regjimit të Bashar al-Assadit. Siria do t’i mbajë zgjedhjet e para parlamentare të dielën, prej rënies së regjimit të Bashar al-Assadit. Në këtë proces nuk do të ketë votë direkte për Asamblenë e Popullit, e cila do të jetë përgjegjëse për legjislacionin gjatë periudhës tranzitore. Të ashtuquajturat “kolegje zgjedhore” do t’i zgjedhin përfaqësuesit për dy të tretat e 210 ulëseve. Presidenti i përkohshëm Ahmed al-Sharaa do ta përzgjedhë pjesën tjetër. Ish-presidenti Assad është rrëzuar nga pushteti nga forcat e Sharaas 10 muaj më parë, pas 13 vjetësh luftë civile. Autoritetet kanë thënë se i kanë shtyrë zgjedhjet për arsye të sigurisë në dy provinca të kontrolluara nga kurdët,...