Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Edhe kriminel të isha…’/ Banori i Thethit në lot pas prishjes së ndërtesës: 300 mijë euro dëm, 70 mln lekë gjobë dhe asnjë paralajmërim
Një në intervistë në edicionin e lajmeve të paradites në Syri TV, Dedë Kola, banor në Theth, shprehet i tronditur dhe i indinjuar pas prishjes së godinës së ndërtuar nga familja e tij, për të cilën pretendon se nuk ka pasur asnjë njoftim paraprak nga autoritetet. Sipas tij, dëmi i shkaktuar i kalon 300 mijë eurot, ndërsa familja përballet edhe me një gjobë prej rreth 70 milionë lekësh për ndërtim pa leje, e cila ende nuk është komunikuar zyrtarisht nga gjykata. Dedë Kola: Rreth 300 mijë euro është dëmi i shkaktuar në familjen tonë. Ne na kanë thënë të paguajmë dhe gjobën në Gjykatë. Ne nuk dimë çfarë vendi është gjykata, ende nuk na ka thirrur gjykata. Janë edhe rreth 70 milionë lekë gjobë për...