Ogerta Manastirliu në podkast me Kryeministrin Rama: Familja, forca ime më e madhe

Ogerta Manastirliu në podkast me Kryeministrin Rama: Familja, forca ime më e madhe

Kryeministri Edi Rama në sezonin e 5-të podkastit “Flasim’’ ka të ftuar Ogerta Manastirliun, kandidaten e Partisë Socialiste për kryetare të bashkisë Tiranë. Në këtë intervistë, Manastirliu ndau një pjesë nga jeta e saj personale. “Mendoj që qoftë ata që na ndjekin qoftë edhe unë kemi të drejtën të dimë pak më shumë nga historia jote. Unë di historinë që nga dita kur jemi takuar në atë furgonin e vogël të zgjedhjeve të para për Tiranën të miat, por përpara nuk di gjë”, tha Rama në nisje të bisedës. Manastirliu u shpreh se “është jo e lehtë të flasësh për veten, është më kollaj të flasësh për të tjerët që mund të kenë bërë më shumë”. “Kam lindur në Tiranë në një familje të thjeshtë...