Kush do të ulet në ‘karrige’? Aktor, politolog, ish-ministre, pedagog dhe një aktivist, në garë për Bashkinë e Tiranës

Kush do të ulet në ‘karrige’? Aktor, politolog, ish-ministre, pedagog dhe një aktivist, në garë për Bashkinë e Tiranës

Erion Veliaj dhe kandidatët TIRANË-Shkarkimi i Erion Veliajt si kryebashkiak i Tiranës u hapi rrugë zgjedhjeve të parakohshme dhe tashmë 'sytë' janë kthyer nga posti i lartë. Teksa rreth një muaj na ndajnë nga zgjedhjet e Bashkisë së Tiranës, të cilat do të mbahen më 9 nëntor, pesë janë emrat pretendentë për të pasuar Veliajn. Partia Socialiste ishte e para që hyri në garë me një ish-ministre. Ogerta Manastirliu, është kandidatja për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e parakohshme, e shpallur nga vetë kryeministri Edi Rama në Asamblenë e PS. Kandidatura e saj erdhi një javë para vendimit të Këshillit Bashkiak për shkarkimin e Erion Veliajt, i cili ndodhet në burg prej 10 shkurtit. Manastirliu para kandidaturës mbante detyrën e ministres së Arsimit, si një më të...